Qysh me i ditë ushqimet esenciale për zhvillimin e fëmijës?

Mineralet dhe vitaminat janë pa diskutim të nevojshme për zhvillimin e duhur të fëmijës, si dhe për shëndetin e plotë të tij.

  1. Vitamina C:Ndihmon në formimin dhe rigjenerimin e qelizave të kuqe të gjakut, eshtrave dhe indeve, ndihmon tek fëmijët në mbajtjen e shëndetshme të mishit të dhëmbëve, forcon enët e gjakut duke minimizuar mavijosjen, rrit sistemin imunitar duke i mbajtur larg infeksionet. 
  2. Zinku:Nevoiten më shumë se 70 enzime që ndihmojnë në tretjen dhe metabolizmin, si dhe është shumë thelbësore për rritjen.
  3. Hekuri:Është i rëndësishëm për krijimin e hemoglobinës, pigmenti i kuq që ruan oksigjenin në gjak dhe mioglobinës, pigmenti që ruan oksigjenin në muskuj. Mungesa e hekurit mund të shkaktojë aneminë, e cila mund të rezultojë në lodhje, dobësi dhe nervozizëm.
  4. Kaliumi:Funksionon me natriumin për të kontrolluar ekuilibrin e ujit në trup, e cila ndihmon në ruajtjen e presionit të gjakut. Ndihmon në funksionimin e muskujve dhe ritmin e zemrës si dhe me kalimin e viteve mund të ulë rrezikun e gurëve në veshka osteoporozën.
  5. Magneziumi:Forcon eshtrat dhe mban të qëndrueshëm ritmin e zemrës, mbështet sistemin imunitar dhe ndihmon në ruajtjen e muskujve dhe funksionin nervor.
baby food

Qysh me mbajtë dietë me lakra?

Qysh me mbajtë dietë shtatë ditore?