Qysh me i ditë shkaktarët e akneve?

Faktorët të cilët shkaktojnë akne janë të ndryshëm, por më poshtë do të gjeni ato kryesoret:

1.Stresi.

Dermatologët kanë të njëjtin mendim përsa i përket faktit që stresi i madh mund të ndryshojë nivelin e hormoneve.

Produktet kozmetike.

Produktet për trukun e fytyrës, nëse janë më përmbajtje të lartë vajore, mund të bllokojnë poret dhe të shkaktojnë kështu aknet.

2.Vendi i punës.

Nëse punoni si mekanik apo në kuzhinë, fytyra mund të jetë e sulmuar nga vajrat, disa prej të cilëve mund të provokojnë akne.

I njëjti efekt mund të arrihet duke qenë në kontakt me produkte kimike.

Medikamente të caktuara.

Disa medikamente, si Dilantin (i cili përdoret në kurimin e epilepsisë), mund të provokojë akne.

3.Hormonet.

Aknet premenstruale janë të vërteta.

Shtatëzania, ndryshimet gjatë ciklit menstrual dhe pilula anti-baby mund të shkaktojnë ndryshime të nivelit të hormoneve dhe si rrjedhojë, shfaqjen e akneve tek gratë.

Për disa, kontraceptivët në dozë të vogël të marrë nga goja, mund të ndihmojnë për zvogëlimin e këtij problemi; për të tjera, ato mund t’i shtojnë.

Nëse keni akne dhe çrregullime të ciklit menstrual këshillohet të konsultohet mjeku për të kuptuar nëse shkaku është një nivel anormal i hormoneve.

aknet

Qysh me i shëndrru flokët e mbyllura në bjonde?

Qysh me kriju toner për përmirësim të lëkurës?