Qysh me i ditë sëmundjet që mund të shërohen me ushqim?

  1. Sëmundja:Infeksioni i fshikëzës së urinës
    Mjekimi: Lëng nga thana
    Një gotë e gjysmë me lëng thane do ta pengojë shumimin e E.coli, bakteri më i shpeshtë i cili shkakton infeksione të rrugëve urinare.
  2. Sëmundja:Temperatura e lartë
    Mjekimi: Jogurt pemësh
    Organizmi juaj ka nevojë për energji shtesë në momentet kur duhet ta luftojë infeksionin. Kur ju rritet temperatura, metabolizmi rritet për 7%. Hani ushqim të pazier mirë i cili jep energji, siç është jogurti dhe lëngjet e pemëve dhe supa.
  3. Sëmundja:Pagjumësia
    Mjekimi: Sandviç me mish bibe
    Ushqimi i pasur me triptofane, siç është mishi i bibës, shkakton gjumësi. Ky aminoacid i cili nxit prodhimin e serotoninës, është i pranishëm edhe në produktet qumështore, sojë, lajthi dhe kikirikë. Që të ketë efekt triptofani duhet që ta merrni së bashku me karbohidrate, sepse ato e bartin deri në tru ku prodhohet serotonina. Për këtë arsye, sandviçi me mish bibe ka shumë efekt, sepse i përmban të dyja së bashku.
  4. Sëmundja:Kapsllëku
    Mjekimi: Fara e lirit
    Edhe pse nuk është fshehtësi se ushqimi i pasur me karbohidrate dhe lëngje pengon paraqitjen e kapsllëkut, shumë pak dihet se veprim shumë më të shpejtë ka fara e lirit. Merrni një apo dy lugë fara me shumë lëng, ose përzini disa lugë me fara të bluara në një gotë me jogurt.
    healthy

Qysh me largu kokëdhimbjen me kripë?

Qysh me i ditë dobitë nga vitamina D?