Qysh me ditë rëndësinë e hemoglobinës?

Çfarë është e rëndësishme për një nivel të mirë të hemoglobinës?

Para së gjithash hekuri, dhe nënkuptohet që fëmija të jetë i shëndetshëm dhe palca kockore të jetë me vlerë të mirë dhe të funksionojë si duhet.

Pa hekur thjeshtë nuk ka hemoglobinë të mjaftueshme, ndërsa hekuri e nxit ushqimin.

Gjashtë muajt e parë në jetën e një fëmije, hekuri vjen përmes mëlçisë së foshnjes, që është ruajtur qysh nga shtatzënia.

Prandaj, është e rëndësishme që nënat e ardhshme të kujdesen për ushqimin në mënyrë që hemoglobina e saj të jetë në rregull.

Pra, në gjashtë muajt e parë nuk ka nevojë që fëmijëve të shëndetshëm tu jepni sasinë e hekurit.

Çfarë mund të pengojë krijimin e hemoglobinës?

Në mungesë të hekurit, nuk ka mjaftueshëm edhe hemoglobinë, që nënkupton se foshnja gjashtë muajshe duhet të konsumojë hekur në mënyrë natyrale, ndërsa më vonë konsumi i mishit me cilësi të lartë dhe e verdha e vezës janë të pasura me shumë hekur.

Në vitin e parë të foshnjes nuk rekomandohet qumështi i lopës sepse ndërhyn në absorbimin normal të hekurit nga zorrët pasi përmban kripëra.

Çfarë duhet të bëni kur niveli i hemoglobinës bie?

Anemia është rezultat i sasisë së pamjaftueshme të hekurit.

Trajtimi është mëse i nevojshëm kur vlerat e hemoglobinës janë në kufirin e psohtëm të moshës ose kur kemi çrregullim në parametrat e pasqyrës së gjakut.

Pa kontroll adekuat të mjekut dhe pa diagnozë për terapi, nuk mund të përcaktohet vetëm në bazë të pasqyrës së gjakut.

Në fund, një dietë e balancuar dhe e shëndetshme siguron vlerat e nevojshme për rritjen dhe zhvillimin e fëmijës.

Prandaj vlen principi se ushqyerja e mirë parandalon mungesën e hekurit në trupin e fëmijës, por gjithashtu mund të parandalojë edhe paraqitjen e anemisë.

 

Qysh me ditë sa drithëra duhet konsumuar në ditë?

Qysh me largu erën e mykut?