Qysh me ditë pse thinjen flokët?

Nga analizat që iu bënë më shumë se 6300 njerëzve nga pesë shtete të Amerikës Latine, kërkuesit shkencorë dolën në përfundimin se një gjen i quajtur IRF4 është ai që shkakton thinjien e flokëve.

Ky gjen rregullon melaninën, pigmentin përgjegjës për ngjyrën e flokëve, të lëkurës dhe syve.

Gjeni qëndron në kromozomin e gjashtë dhe mendohet se është i vetmi që shkakton thinjen e flokëve.

Njerëzit që kanë një gjen të tillë thinjen më shpejtë se të tjerët.

Përveç gjenetikës, faktorë të tjerë që ndikojnë në thinjen e flokëve janë edhe stresi, duhani, faktorët mjedisorë, rrezet ultravjollcë dhe ndotësit e ajrit etj.

“ Kemi njohur deri tani disa gjene që lidhen me ngjyrën e flokëve dhe rënien e tyre, por për herë të parë kemi identifikuar një gjen që shkakton thinje të flokëve tek njerëzit, si dhe gjene të tjera që ndikojnë tek forma e flokëve dhe dendësia e tyre”, shprehet autori kryesor i studimit.

Qysh me përgaditë maskë për lëkurën e thatë të kokës?

Qysh me i eleminu njollat në fytyrë?