Qysh me i ditë përfitimet shëndetësore nga selino?

1.Forcon sistemin imunitar
Sasia e madhe e vitaminës C që gjendet tek selino e bën trupin të jetë më i shëndetshëm dhe të këtë imunitet më të fortë.

2.Ndihmon në uljen e presionit të gjakut
Selino përmban pthalides, të cilat ndikojnë në uljen e presionit të gjakut duke relaksuar muskujt rreth arterieve dhe duke lejuar enët të zgjerohen.

Kalciumi, magnezi dhe kaliumi që përmban selino gjithashtu ndihmojnë në rregullimin e presionit të gjakut.

3.Kolesteroli
Pthalides që përmban selino gjithashtu mund të ulë kolesterolin me rritjen e sekretimit të acidit.

4.Parandalon kancerin
Selino përmban coumarins substanca që janë efektive në parandalimin e kancerit.

5.Veti anti inflamatore
Selino besohet se ka veti anti-inflamatore, të cilat ndihmojnë në probleme të tilla si artriti.

6.Ndihmon në humbjen në peshë
Selino nuk ju ndihmon në mënyrë të drejtpërdrejtë për të humbur peshë, por ajo përmban shumë pak kalori dhe është e pasur me fibra.

Woman biting end of celery stalk

Qysh me e largu stresin me përbërës natyral?

Qysh me i trajtu mavijosjet në trup?