Qysh me i ditë përfitimet nga kurkumi?

Kurkumi, mëlmesa e cila ia jep ngjyrën e verdhë pluhurit curry, përdoret në mjekësinë indiane si digjestiv.

Në disa vitet e fundit ndërgjegjësimi për kurkumin dhe përdorimin e tij si ilaç rritet vazhdimisht.

Në Indi shumë probleme shëndetësore siç janë problemet me mëlçinë, çrregullimet tretëse, me sëmundjet e lëkurës dhe shërimin e plagëve qysh shumë kohë më parë rregullohen me kurkum.

Kurkumi nuk është më mëlmesë që përdoret vetëm në përgatitjen e ushqimeve.

Hulumtimi i kryer në United States Department of Agriculture (USDA) zbulon se si kurkumi përmban përbërësin i cili mund të bëjë mrekulli për shëndetin tonë.

Kurkumina është përbërës aktiv i kurkumit, ndërsa është treguar që ka hapësirë të gjerë të efekteve terapeutike dhe aftësinë e parandalimit të rritjes së kancerit të qelizave dhe shpejton metabolizmin.

Kurkumi ndihmon të shërohen inflamacionet të cilat i kontribuojnë rritjes së tumorit, parandalon që kancerogjenët të dëmtojnë ADN-në qelizore dhe rregullon dëmet tashmë të shkaktuara të ADN-së.

Kurkumi mund të parandalojë shfaqjen, si dhe të reduktojë simptomat e sëmundjes së Alzheimerit dhe Parkinsonit.

Hulumtimet e mëhershme kanë treguar që kurkumi mund të shërojë sëmundjet e zemrës, artritin dhe depresionin.

Sigurisht që kurkumin mundeni akoma ta konsumoni si mëlmesë të ushqimeve.

Ekspertët theksojnë se si 300 deri 500 mg kurkuminoidë në ditë është tërësisht e mjaftueshme për të mbrojtur shëndetin tuaj.

Kurkumin mund ta konsumoni edhe në formë të suplementeve, respektivisht të shtesave të ushqimit.

Kurkumi është mëlmesë e shkëlqyeshme, e cila përdoret në përgatitjen e shumë ushqimeve nacionale. Më së shpeshti përdoret për përgatitjen e curry, por mund ta shtoni edhe në ushqime të ndryshme.

Qysh me mbajtë dietë me lakra?

Qysh me mbajtë dietë shtatë ditore?