Qysh me ditë për çka shërben Jailbreak?

Jailbreak është një proces që na lejon të zhbllokojmë pajisjen tonë iOS (iPhone, iPad, iPod touch) dhe në këtë mënyrë të kemi qasje me çdo file të sistemit operativ Apple.

Pasi të kemi kryer këtë proces (Guida Jailbreak) në pajisjen tonë do të instalohet automatikisht Cydia, që është një store alternativ i App Store ku do të gjejmë shumë programe që nuk janë në dyqanin e aplikacioneve të Apple.

1.Në versionet e para të iOS, jailbreak ishte i domosdoshë pasi ofronte shumë avantazhe, por sot arsyet ndoshta janë tre:

  1. Cydia, ku do të gjeni çdo program që dëshironi për të personalizuar iPhone-in tuaj.
  2. Tweaks, që janë disa përmirësime që aplikohen direkt në sistemin operativ duke modifikuar file-t origjinal të Apple.
  3. Temat, nëse bëni Jailbreak do të keni mundësinë të personalizoni pamjen grafike sipas dëshirës.

2.Jailbreak nuk shkakton ngadalësime, por është përdorimi i gabuar i tij që mund të sjell pasoja të tilla.

Nuk duhet të instaloni tweak të panevojshëm por vetëm ato që përdorni më shpesh.

3.Jailbreak nuk mund të jetë i përhershëm, atë mund ta fshini kur të dëshironi.

Mjafton t’i bëni një restore pajisjes duke e vendosur atë në DFU Mode, në mënyrë që të fshini të gjitha të dhënat dhe hapësirën që ka zënë në memorie.

Pasi të keni bërë restore nuk do të ngelet asnjë shenjë e Jailbreak.

Qysh me kriju restore në iPhone?