Qysh me i ditë ngjyrat që ju përshtaten më shumë?

Shpesh na ndodh të kemi vështirësi për të kuptuar se cila ngjyrë na shkon më shumë duke pasur parasysh karakteristikat e lëkurës, fytyrës apo flokëve.

  1. Nëse ke lëkurë të bardhë dhe flokët bionde, ngjyra e zeza është zgjedhja perfekte. Është ngjyra e përsosur për të nxjerrë në pah fytyrën.
  2. Je tip mesdhetar me lëkurë të errët? E gjelbra smerald është ngjyra e duhur për ty. Do të biesh menjëherë në sy dhe do të shpërndash energji pozitive dhe vitalitet.
  3. Nëse sytë i ke të kaltër atëherë zgjidh një grim natyral. Por nëse je bionde me sy të errët, atëherë lyeji shumë.
  4. Flokë të zinj dhe lëkurë të bardhë? Atëherë zgjidh ngjyra të forta, si dhe nuanca të ndërmjetme, po kaq të fortë bëj dhe grimin.
  5. Keni flokë gështenjë dhe sy të gjelbër? Lëkurë jo shumë e bardhë? Roza antike do të ishte një zgjedhje shumë e mirë. Ngjyrat romantike ju bëjnë më femërore.

Qysh me i mirëmbajtë rrobat e dimrit?

Qysh me i ditë ngjyrat që ndikojnë në disponim?