Qysh me i ditë dëmet nga varësia nga interneti?

Kjo varësi e cila deri tani është definuar si çrregullim në kontrollimin e impulseve, dëmton materien e bardhë të trurit dhe nxit reaksione të varësisë, në mënyrë të ngjashme si te narkomanët.

Varësia nga Interneti pengon punën e qelizave nervore te adoleshentët dhe shkakton dëmtim të trurit ngjashëm si tek ata që janë të varur nga drogat, ka zbuluar studimi i Akademisë kineze të Shkencave nga Ëuhan, i kryer në 17 persona të varur nga interneti dhe 16 që nuk kishin varshmëri.

Shkencëtarët kanë përdorur pajisjen për rezonancë magnetike për të incizuar ndikimin e Internetit në strukturën e trurit, bën të ditur Daily Mail.

Adoleshentët që janë të varur nga interneti kanë dëmtime në materien e bardhë të trurit e cila lidhë pjesët vitale përgjegjëse për emocione, vendimmarrje dhe vetëkontroll.

Varësia e tillë për një lloj të caktuar të sjelljes mund të shkaktojë dëmtime të njëjta fizike si edhe varësia nga drogat.

E  karakterizon përdorimi i pakontrolluar i Internetit i cili ndikon në kualitetin e jetës së tyre.

Nëse u ndalohet qasja në kompjuterë, tek të varurit shfaqet dridhje e trupit, mendime obsesive dhe lëvizja e gishtave sikur gjatë shtypjes në tastierë.

Për shkak të dëmtimit çrregullohet edhe niveli i mielinës, shtresës së yndyrshme izoluese e cila mbështjellë qelizat nervore dhe u ndihmon të funksionojnë, shtoi ai.

Varësia nga interneti është e karakterizuar si çrregullim i kontrollit të impulseve.

Hulumtimet e mëhershme tregojnë deformimet e materies së bardhë tek të varurit nga alkooli, kanabisi, kokaina dhe ketamina.

Qysh me shkarku mp3 nga YouTube?

Qysh me fitu para online nga shorte.st?