Qysh me i ditë benefitet e marketingut në internet?

Për një ndërmarrës, strategjia e marketingut është e suksesshme nëse ndër tjerash arrin rritet sasia e shitjes së një produkti.

  1. Nëse ju dëshironi që kompania juaj të promovohet me shumë se vetëm brenda kufijve të vendit tuaj, kjo gjë është shumë më e lehtë dhe më efektive të realizohet përmes marketingut në internet.
  2. Reklamimi me buxhet të vogël, këtë e ofron kryesisht marketingu në internet. Përderisa kostoja në TV për një sekondë është jashtëzakonisht e lartë për një biznes të mesëm dhe të vogël, kurse në anën tjetër mosinteresimi për leximin e gazetave e bënë që reklamimi në këtë medium të jetë i jo suksesshëm, marketingu në internet ofron kosto të cilat i përshtaten çdo biznesi, dhe mundësi të shumta reklamimi.
  3. Marketingu në internet ju lejon që ju në kohe reale t’i përcillni rezultatet e kampanjës suaj, si dhe ta menaxhoni atë në kohë reale.
  4. Përderisa përmes medieve tradicionale, ju mund të zgjidhni vetëm një formë te marketingut, përmes marketingut në internet ju mund të kombinoni disa forma për kampanjën tuaj duke përfshirë banerët, artikuj të sponzoruar, promocion në media sociale, etj.

Image of two young businessmen using touchpad at meeting

Qysh me u bë femër e suksesshme?

Qysh me folë pa pare?