Qysh me depozitu bizneset pazarin, kur banka është mbyllur? [Video]

Për ju biznese që mblidhni sasi të mëdha kesh-i, tani përmes “Kasafortës për Deponim”, ju mund të depononi pazarin tuaj ditor kurdo që ju përshtatet më së miri, 24 orë në ditë, 7 ditë në javë.

Secili biznes që ka qarkullim më të madh se 10,000 Euro d.m.th. mbi limitet e ofruara të deponimit në bankomat, ju mund të depozitoni qarkullimin ditor shumë lehtë në kasafortë – për të cilën paraprakisht nevojitet kontratë nga banka.

Paratë e gatshme të depozituara duhet të futen në qeset e posaçme për deponim, të cilat fizikisht kontrollohen, rinumërohen nga zyrtarët e bankës si dhe kreditohen në llogarinë e klientit. Për të shfrytëzuar këtë shërbim, bizneset përdorin këto pajisje të cilat janë të vendosura në Zonat 24/7 si dhe një kartelë të posaçme të ofruar nga Banka ProCredit.

Klikoni Zonat 24/7 për lokacionet më të afërta.

Ndiqni videon më poshtë si të realizohet deponimi përmes kasafortës për deponim:

Qysh me i deponu paratë në afat rekord për 1 minutë? [Video]

Qysh me realizu transfer personal në Bankën Ekonomike?