Qysh me i dekoru kavanozët?

1.Nëse dëshironi të dekoroni kavanozët dhe ti përdorni për qëllime të ndryshme, ju mund të përdorni copa materiali të ndryshme apo ngjyra të llojit që dëshironi.

Për ti dekoruar ato, ju nevojitet ngjitës, gërshërë, furca me madhësi të ndryshme për aplikim e ngjyrave etj.

kavanoz 1

2.Hapi i parë drejt dekorimit është pastrimi i kavanozëve me ujë të ngrohtë dhe tharja e tyre me leckë të pastër.

kavanoz 2

3.Nëse keni vendosur ta dekoroni kavanozin me copë materiali atëherë matni materialin, preni atë dhe në kavanoz aplikoni ngjitës rreth e rreth saj.

Pasi të keni aplikuar ngjitësin, me kujdes vendosni copëne materialit dhe lejoni të thahet.

kavanoz 3

4.Nëse dëshironi të dekoroni kavanozin me ngjyrë, atëherë vendosni se për qfarë do të shërbej ai kavanoz.

Nëse do të mbaj ushqim mrenda, atëherë ngjyroseni në anën e jashtme.

Nëse do të përdoret vetëm si dekorues apo si mbajtës i gjërave që nuk i konsumojmë, atëherë mund të ngjyroset edhe në anën e brendshme.

kavanoz 4

5.Për të krijuar një qiri, dyllin shkrijeni dhe vendoseni brenda kavanozit.

kavanoz 5

Qysh me kriju qorape të ngrohta?

Qysh me kriju vazo me kapëse rrobash?