Qysh me dekoru enterierin në vjeshtë?

  1.Mënyra më e thjeshtë për të arritur relaksimin vjeshtor është dekorimi i shtëpisë me fruta të vjeshtës, si gështenja, misër, kunguj, më pas aranzhmane të degëve të thata dhe të gjetheve shumë ngjyrëshe.

Motivet e natyrës e pasurojnë dhe e përmbushin ndjenjën që natyra është rreth nesh dhe brenda nesh.

Këso lloj dekorimesh janë të rekomandueshme për të gjitha hapësirat – nga kuzhina, dhoma e ditës deri tek dhoma e gjumit e tualetet.

enterierii

2.Dekorimin e dhomës së fëmijëve le ta bëjnë vetë ata.

Atyre, i gjithë ky proces duke filluar nga mbledhja e frutave të vjeshtës deri tek ndërtimi i dekorimeve për dhomë, do t’u duket i veçantë, ndjenjë për të cilën edhe shumë gjatë do të flasin.

enterierii-4

3.Vjeshta ka qenë gjithmonë inspiruese për artistët të cilët kreativitetin e tyre e kanë shfaqur duke pikturuar, duke bërë skulptura e sende dekorative si vazo, pjata, qypa etj.

Sendet dekorative dhe fotografitë me motive vjeshte, në mënyrë ideale do të përputheshin në pjesën e hyrjes në shtëpinë tuaj, dhomën e ditës apo edhe tek trapezaria.

Thjesht dhe shpejt do të fusni atmosferë vjeshtore përmes detajeve, të cilat lënë gjurmë të fuqishme në ndjesinë e gjithë hapësirës.

Me përzgjedhjen e materialeve do të theksoni atmosferën e dëshiruar në hapësirë.

Ato duhet të jenë të buta dhe të këndshme në prekje dhe domosdoshmërisht në paletë me ngjyrat vjeshtore.

enterierii-2

4.Mbulesat për ulëset, për karrige më pas jastëkët dekorues me motive diskrete të bimëve nga shtoftë dekorues apo nga kadifeja do të ishin përzgjedhje adekuate për përhapje të atmosferës vjeshtore në shtëpi.

enterierii-3

Qysh me përgaditë vaj kanelle?

Qysh me ditë pse duhet larë rrobat me ujë të ftohtë?