Qysh me i dallu shenjat e autizmit?

Mjekë të specializuar për këtë sëmundje  theksuan se autizmi është një lloj shqetësimi i cili bëhet pengesë në komunikimin dhe marrëdhëniet me të tjerët , disa fëmijë ndikohen që në lindje ndërsa të tjerë në periudhën e fëmijërisë.

Duke theksuar se doktorët familjarë luajnë një rol shumë të rëndësishëm tek fëmijët autikë të këtyre grupmoshave, duhet të zhvillohet një terapi e cila ndikon në zhvillimin e marrëdhënies nënë-fëmijë dhe për të pasur sukses duhet të aplikohet dhe terapia e ndikimit.

Autizmi nuk është një sëmundje e cila mund të kurohet direkt me ilaçe, por Uslu thotë se në varësi të shenjave të shfaqura mund edhe të përdoren ilaçet.

Shenjat që shfaq një fëmijë me autizëm:

  • Nuk mund të përdorë mimikën apo gjestet, nuk të shikon në sy dhe nuk mund të pasqyrojë ndjenjat.
    Nuk komunikon mirë me bashkëmoshatarët dhe nuk të sheh kur e thërret në emër.
    Nuk reagon si një fëmijë normal.
    Nuk mund të ndajë diçka me të tjerët.
    Ka mangësi në të folur.
    Nuk mund të bisedojë apo të luajë.
    Nuk paraqet interes ndaj mjedisit .
    Veçanërisht pas muajit të gjashtë fëmija nuk e shfaq ndjenjën e lidhjes që ka me nënën apo me personin që përkujdeset për të.
  • autizmi

Qysh me i evitu shqetësimet e foshnjave?

Qysh me i trajtu lythat tek fëmijët?