Qysh me arritë grim të përkryer të syve?

1.BAZA E HIJEZUESIT

Ky është një hap që anashkalohet nga shumica e femrave të botës, për një arsye të thjeshtë: askush nuk dëshiron të shpenzojë për një produkt grimi, që nuk shihet fare. Mirëpo, është e rëndësishme të theksohet që baza e hijezuesit luan një rol të rëndësishëm në dukjen e syve tuaj. Andaj, blini një produkt që përdoret si bazë për hijezuesin dhe aplikojeni para se të vazhdoni me hijezuesin e dukshëm.

2.DREDHIMI I QERPIKËVE

Qerpikët e dredhuar luajnë një rol shumë të rëndësishëm në transformimin e dukjes suaj, andaj, herën tjetër, para se ta aplikoni maskarën. Dredhimi i qerpikëve bën që sytë tuaj të duken më tërheqës dhe qerpikët të duken me më shumë volum.

MOS I INJORONI VETULLAT Një tjetër faktor i rëndësishëm për dukjen e syve tuaj, në fakt, janë vetullat. Siç e kemi thënë shpesh, vetullat janë kornizë e syve tuaj dhe duhet trajtuar si të tilla. Andaj, para se të dilni nga shtëpia, sigurohuni që ua keni dhënë vetullave trajtimin e merituar.

3.PROVOJENI BAZËN E MASKARËS

Baza e maskarës nuk është një produkt i ri, mirëpo, viteve të fundit, është duke përjetuar renesancën. Në fakt, baza e maskarës funksionon ngjashëm sikur baza e grimit të syve ose e grimit të fytyrës, duke ia dhënë ‘dorën e parë’ qerpikëve dhe duke stimuluar rritjen e shëndoshë të tyre. Andaj, herën tjetër, para se ta aplikoni maskarën, aplikojeni bazën e maskarës dhe qerpikët tuaj do t’ju falënderohen.

4.NGJYRAT QË KRIJOJNË KONTRAST

A ju kujtohet kur keni mësuar për rrotën e ngjyrave në shkollë fillore? E po, si duket, mësimet e atëhershme do t’ju hyjnë në punë tani! Ideja e përgjithshme është kjo: ngjyrat e kundërta krijojnë kontrast. Kësisoj i bie që nëse sytë tuaj janë të kaltër, hijezuesi me ngjyrë të artë ose metalike i thekson ata. Sytë e gjelbër? Provoni hijezuesin ngjyrë vjollcë.

5.MOS KENI FRIKË NGA NGJYRAT Grimi me ngjyra të ndezura mund të tingëllojë si një gjë e frikshme për shumë femra, megjithatë është e rëndësishme të potencohet që ‘eyeliner’-ët dhe hijezuesit me ngjyra të ndezura janë një trend i fuqishëm kohëve të fundit, andaj ia vlen të provohen.

6.‘EYELINER’-I ME NGJYRË TË ÇELËT

Të gjitha femrat dëshirojnë të kenë sy më të mëdhenj, andaj pse ta mos e krijoni iluzionin e syve të tillë? E tëra që duhet të bëni është ta aplikoni ‘eyeliner’-in me ngjyrë bezhe ose me ngjyrë të bardhë në linjën e poshtme të qerpikëve, në mënyrë që të krijohet ky iluzion.

7.QERPIKËT ARTIFICIALË

Provojini qerpikët artificialë! Natyrisht, qerpikët artificialë mund të ndikojnë negativisht në rritjen e qerpikëve natyralë, megjithatë e mira e kësaj është që qerpikët artificialë vijnë në forma dhe ngjyra të ndryshme, andaj mund të eksperimentoni.

makeup-per-sy

Qysh me i trajtu majet e djegura të flokëve?

Qysh me i ditë trendet e fundit të grimit?