Qysh me apliku për kredi personale në Raiffeisen Bank?

Ju mund të merrni Kredi personale edhe nëse e merrni rrogën përmes ndonjë banke tjetër.   

Për të aplikuar për kredi personale, duhet që:
– Të jeni banor i Kosovës 
– Të merrni pagën përmes Bankës Raiffeisen apo të sjellni konfirmimin nga punëdhënesi që paga juaj do të procesohet përmes Bankës Raiffeisen.

Kushtet e kredisë :
– Shuma minimale e kredisë është 1000 € ndërsa maksimale është 20,000 €. (për klientët Premium shuma maksimale është 25,000 €)
– Afati maksimal i pagesës së kredisë është deri në 120 muaj (10 vite).

Dokumentet e nevojshme: 
– Dokument personal identifikimi 
– Kontrata e punës 
– Dëshmia mbi të hyrat familjare shtesë (nëse keni)

Kolaterali: 
– Ndalesa administrative mbi pagën 
– Bashkëhuamarrës / garantues
– Pasuria e tundshme

Për më shumë informata ju lutem kontaktoni Qendrën Kontaktuese në numrin 038 222 222 ose vizitoni njërën nga degët më të afërta të Bankës Raiffeisen.

cash_management_376590

Qysh me Rimbush telefonin mobil përmes SMS