Qysh me apliku në Inkubator të ICK-së?

Shndërroni idenë tuaj komerciale në biznes fitimprurës. Rriteni biznesin tuaj të tanishëm. Aplikoni online për të marr pjesë në garën për mbështetje të biznesit tuaj nga Inkubatori i ICK-së. Inkubatori mbështetë ndërmarrësit dhe bizneset përmes mentorimit, konsultimit, trajnimit dhe me qasje në zyra dhe objekte për konferenca.

ICK Building Second Floor INCUBATOR and PRE-INCUBATOR  (6)

Çka është Innovation Centre Kosovo (ICK)?
Innovation Centre Kosovo (ICK) është i pajisur tërësisht për zhvillim të ndërmarrësisë dhe biznesit, e fokusuar veçanërisht në teknologjinë e informimit dhe komunikimit (TIK). Ajo është pajisur me kompjuterë, aplikacione softuerike, internet, aplikacione mobile dhe të bazuara në web-faqe, data-bazë, etj.

Innovation Centre Kosovo ofron shërbime inkubatorike, trajnime, konsultime, qasje në rrjete vendore dhe ndërkombëtare, si dhe bënë ndërmjetësime me partnerë dhe blerës vendor, rajonal, dhe ndërkombëtarë.

Çka është inkubatori i ICK-së?
Inkubatori është pjesa themelore e ICK-së. Ai ofron një ambient angazhues për komercializimin e ideve të shëndosha për biznes si dhe vizibilitet në treg për ndërmarrjet e reja dhe ato ekzistuese.

Shërbimet e inkubatorit

  • Tërë ekspertizën e nevojshme për të shndërruar idenë tuaj komerciale te mbështetur në TIK në biznes fitimprurës.
  • Konsultime, mentorim dhe trajnime profesionale, të orientuara në treg.
  • Zyra moderne në një ambient kreativ dhe afarist në qendër të Prishtinës.
  • Qasje në rrjete vendore dhe ndërkombëtare.

Inkubatori siguron shërbime para-inkubatorike, inkubatorike dhe inkubim virtual, varësisht nga përvoja e ekipit si dhe shkalla e zhvillimi të idesë për biznes.

Kush mund të aplikojë?

  • Nëse keni një ide të shkëlqyeshme në teknologjinë e informimit dhe komunikimit (TIK), me treg komercial, dhe doni të filloni afarizmin tuaj.
  • Nëse keni një kompani e cila ka vepruar më pak se dy vite, keni ndonjë produkt ose shërbim në teknologjinë e informimit dhe komunikimit (TIK), dhe doni të zgjeroni dhe rritni afarizmin tuaj.

Procesi për Pranim në Inkubator

  1. Dorëzimi i aplikacionit (faza e parë) 
    Ftesa publike është e hapur deri më 10 shtator 2014. Në këtë fazë, kandidati duhet të plotësojë aplikacionin online, që mund të shkarkohet nga www.ickosovo.com. Aplikacioni mund të dorëzohet në gjuhen shqipe, angleze ose serbe.
  2. Vlerësimi preliminar i ideve për biznes (faza e dytë)
    Komisioni për Pranim do të bëjë vlerësimin preliminar të aplikacioneve të dorëzuara në bazë të kritereve për përzgjedhje.
  3. Përmirësimi i idesë së biznesit– Trajnime/Konsulta (faza e tretë)
    Nëse ekipi i juaj dhe ideja e juaj e biznesit përmbushin kriteret e nevojshme dhe përzgjidhen, ju mund të keni rastin të përmirësoni këtë ide edhe më tutje duke punuar me konsultantë dhe trajnues profesional të ICK-së. Kjo u jep mundësinë që të përgatiteni edhe më mirë për prezantimin final të biznesit tuaj para Komisionit për pranim.
  4. Vlerësimi përfundimtar i aplikacionit (faza e katërt)
    Pas përfundimi të suksesshëm të të gjitha fazave të mësipërme, kandidatët që do të mbesin do të ftohen që të bëjnë prezantimin përfundimtarë të idesë së tyre biznesore. Komisioni pranues i ICK-së do ta sjellë vendimin e tij përfundimtarë se kush do të hyj në inkubator ose kush do të fitojë shërbime inkubatorike. Vendimi përfundimtarë do të bazohet në kriteret për pranim, që përfshijnë kualitetin e idesë së biznesit tuaj, produktin ose shërbimin, përvojën dhe përkushtimin e ndërmarrësit ose ekipit, potencialin e tregut komercial si dhe mundësitë për rritje të afarizmit

Aplikacioni dhe informatat e nevojshme
Aplikacioni mund të dorëzohet në gjuhen shqipe, anglze ose serbe dhe mund të shkarkohet nga www.ickosovo.com. Të gjithë kandidatët që përmbushin kriteret e vlerësimit preliminar (faza e dytë) do të kontaktohen dhe do të kërkohen informata shtesë nga ata.

Shënim:

Tërë dokumentacioni që do t’i dorëzohet Inkubatorit do të ruhet me konfidencialitet dhe do të shfrytëzohet
vetëm për vlerësim të aplikacionit.

Aplikantët do të informohen rreth rezultatit të vlerësimit dhe për hapat e mëtutjeshëm pasi që inkubatori i ICK-së të ketë pranuar dhe analizuar dokumentacionin e kërkuar.

Nëse keni nevojë për informata shtesë, ju lutemi na kontaktoni në:

Innovation Centre Kosovo
Departamenti i Inkubatorit

Safet Rama
Menaxher i Inkubatorit

E-mail: [email protected]
Web: www.ickosovo.com
facebook.com/ickosovo
twitter.com/ickosovo

  • blerim

    jam i interesun per pun ne kanada gjuhen angleze e njoh sepse kam punu 14 vjen me qeverin amerikane

  • suad

    jam i interesum per pun ne kanada gjuhen angleze e njoh pak sepse kam punuar 4 vite ne london …..

  • ramize hajdari

    jena 5 antar te familes si mundem te migrojm per pun ne kanada

    • gadafi

      kerkoj pun ne kanad . Profesionet te ndryshem me provoj pune apo per shofer me te gjitha kategori adr .cpc . Gjuhen angleze e njo mesatarisht qe ka munsi mem tregu per gjera ma te hollsishme per informata

  • [email protected]

    Jam ineresuar per pun ne canada profesioni im eshte pllakaxhi dhe bojaxhi ju lutem me jepni nje pergj te sakt e te shpejt

Qysh me u bë femër e suksesshme?

Qysh me folë pa pare?