Qysh me aktivizu tastierën që përdoret me vetëm njërën dorë në iPhone?

Është zbuluar në sistemin iOS 10, një tastierë misterioze që mund të përdoret vetëm me njërën dorë.

Kjo tastierë nuk mund të aktivizohet nga asnjë menu i sistemit operativ, por në guidën tonë që po ju sjellim në këtë artikull, do ju shpjegojmë se si ta aktivizoni atë dhe ta përdorni atë në iPhone-in tuaj.

1. Së pari, duket të keni një iPhone jailbroken me programin Cydia të instaluar në të. Hapni Cydia dhe prisni ngarkimin e paketave të reja.

2. Kërkoni paketën “Flex 3” ose “Flex” dhe instalojeni atë.

3. Pasi ta keni instaluar programin, hapeni atë dhe kërkoni: “KB – Enable One-Handed Keyboard“. Aktivizojeni atë.

Si alternativë, mund të shkarkoni programin “OneHanded” direkt nga repoja e BigBoss.

Në të dyja rastet, rezultati do të jetë aktivizimi i tastierës që mund të përdoret me njërën dorë në iPhone. Një zgjedhje komode sidomos për iPhone Plus.