Qysh me aktivizu pakon bonus për thirrje ndërkombëtare?

Prano thirrje nga jashtë, fito minuta bonus!

Me “Bonus për thirrje ndërkombëtare” të gjithë përdoruesit e telefonisë mobile IPKO (përdoruesit privatë dhe të bizneseve) që pranojnë thirrje nga vendet jashtë Kosovës, nga familjarët, apo miqtë e afërm, përfitojnë minuta bonus për komunikimin brenda rrjetit IPKO.

Varësisht se sa minuta flisni me të afërmit nga jashtë, aq minuta falas do të përfitoni për të biseduar me të gjithë brenda rrjetit IPKO, fiks, apo mobil.

ipko-bardhe

Aktivizimi

Aktivizimi bëhet duke shtypur: *150# dhe kështu përfitoni bonus minuta gjatë tërë vitit. Çmimi për një vit të plotë është vetëm 50 cent.

Për të kontrolluar gjendjen e llogarisë së minutave bonus duhet shtypur: *123*2# dhe kështu shfaqet shuma totale e minutave bonus të përfituara.


LIMITI

Përdoruesi mund të fitoj maksimum 1000 minuta bonus dhe mund të përdorin këto minuta, falas, për vetëm 1 muaj (30 ditë). Kur përdoruesi pranon thirrje ndërkombëtare dhe fiton minuta bonus, përdoruesi ka 30 ditë kohë për t’i përdorur këto bonus minuta.

Nëse përdoruesi nuk i përdor këto minuta brenda 30 ditëve, minutat e pa shpenzuara do të kthehen në 0. Data e kthimit të minutave do të vendoset 30 ditë nga koha kur përdoruesi e fiton minutën e fundit nga thirrja e fundit ndërkombëtare e pranuar.

Keni pyetje? Drejtohuni tek Kujdesi për Klient

Qysh me u bë femër e suksesshme?

Qysh me folë pa pare?