Qofte të Veshura me Susam

Përbërësit:
500 g mish të bluar (i përzier)
50 g thërrime buke
50 g djathë
një lugë salcë kosi
hudhër në granula
një lugë çaji mustardë
1 ve, majdanoz
erëza
piper
arrëmyshk
150 g susam
gjalpë dhe qepë.

Përgatitja:
Thyejeni vezën në mishin e bluar, shtoni thërrime buke, pluhur djathi, salcë kosi, majdanoz, hudhër në granula, mustardë, pakëz arrëmyshk, dhe shtoni erëza C dhe piper. Përziejeni mirë derisa të fitoni përgatitjen e përshtatshme për formësim.

Përgatitjen ndajeni në katër pjesë, pastaj formoni qoftet dhe me duar holloni. Rrotulloni në susam dhe vendosni në një tepsi të veshur me letër për pjekje.

Në secilën qofte vendosni pakëz gjalpë.

Piqni në furrë në 170 gradë rreth një orë. Shërbeni me salcë kosi, në të cilën mund të shtoni pakëz qepë të copëtuar dhe erëza.

Biftek me Spec te Kuq

Qofte të Veshura me Susam