Qysh Me - Qysh me i pranu kritikat në punë? 
Kyçu

Qysh me i pranu kritikat në punë?

Arbona Draga Arbona Draga | Pune | 22 June 2017 | 17:51

1.Nëse filloni të mendoni se secila punë mund të kryhet pa shkuar asgjë keq, atëherë gaboheni.

Gabime do të ndodhin, por e rëndësishme është që të mësoni nga ato.

Dhe në raste kur gabimi ndodh, duhet të pranoni që nuk jeni perfekt.

Image

 

2.Pasi të keni përfunduar punën, dhe para se ta dorëzoni atë tek mbikqyrësi sigurohuni që ta keni kontrolluar punën disa herë.

Kjo do të mënjanoj gabimet e shpejta që mund të kenë rrëshqitur duke shpejtuar.

Image

 

3.Nëse kolegët tuaj të kritikojnë për punë, atëherë kujtoni vetes se nuk do të thotë që ata kanë diqka personale me ty apo nuk të pëlqejnë.

Kolegët thjeshtë po mundohen të ju ndihmojnë për të arritur më të mirën nga vetja juaj.

Image

 

4.Nëse i injoroni kritikat, do ti përsërisni të njejtat gabime.

Dëgjoni të tjerët gjatë kohës që ju kritikojnë, dhe mundohuni të përmirësoheni.

Image

 

Komentet

Të Ngjajshme