Qysh Me - Qysh me i largu fobitë? 
Kyçu

Qysh me i largu fobitë?

Arbona D Arbona D | Psikologji | 26 September 2017 | 16:14

Kombinimi i realitetit virtual dhe stimulimi transkranial magnetik, përkatësisht nxitja e rajoneve të caktuara të trurit përmes fushës magnetike, mund të ndihmojë në tejkalimin e fobive të ndryshme, si frika e lartësive, shkruan revista Brain Stimulation

Shkencëtarët në Spitalin Universitar në Virxburg, zhvilluan një studim mbi 39 pacientë që vuanin nga frika e lartësisë.

Duke përdorur realitetin virtual, ata u vendosën në situata ku frika është e pranishme.

Njëzet minuta para se të ekspozoheshin në këtë situatë, gjysma e pjesëmarrësve u stimulua nga pjesa e përparme e trurit, ndërsa gjysmës tjetër iu dha placebo.

Grupi i njerëzve, i cili ishte i ekspozuar ndaj stimulimit magnetik transkarnial, pas dy serive tregoi më pak nivele të vështirësive.

Efektet pozitive u reflektuan edhe pas tre muajsh.

Ky studim gjithashtu shtoi stimulimin magnetik, i cili u tregua edhe më efektiv në zbutjen dhe trajtimin e fobisë.

Shkencëtarët dëshirojnë të zgjerojnë kërkimet për fobi të tjera, për të parë nëse ato është e mundur të trajtohen në të njëjtën mënyrë.

Në të ardhmen do të bëhet hulumtimi i fobisë nga merimangat.

Image

 

  • TAGS
  • #

Komentet

Të Ngjajshme