Qysh Me - Qysh me i trajtu fëmijët që nuk hanë? 
Kyçu

Qysh me i trajtu fëmijët që nuk hanë?

Filane Fisteku Filane Fisteku | Prinderore | 15 July 2017 | 08:17

Nëse fëmija juaj nuk ka oreks, e keni të vështirë të vendosni rreth ushqimit që duhet t’i jepni çdo vakt. Shumë nëna dhe baballarë kanë të njëjtën ankesë. Çfarë duhet të bëni për të hapur oreksin e fëmijës? Në adresën “Qysh Me” paraqiten rrugët e shtimit të alternativave të ushqimit tek fëmijët pa oreks:

Darka: Shumë fëmijë kanë uri kur kthehen nga shkolla pasdite. Kjo kohë mund të jetë periudha më e mirë e ushqyerjes dhe më vonë në darkë mund t’i jepni diçka të lehtë. Kjo vlen në rast se fëmija nuk ka ngrënë shumë në drekë. Por, nëse ka ngrënë mirë në drekë, mos tentoni ta ushqeni kur të kthehet nga shkolla. Prisni sa ta marrë uria.

Nga pak ushqim: Në pjatën e fëmijës vendosni pak nga ushqimi juaj dhe pak nga ushqimi i tij i preferuar. P. sh. nëse i pëlqen pula vendosini pulë dhe shtojini pak perime. Tregohuni të qartë që nëse ha perimet mund të kalojë tek pula.

- Porcione të vogla: Zakonisht e mbushim pjatën më shumë se ç’duhet. Por kjo situatë është e rrezikshme për fëmijët pa oreks. Vendoseni gjellën e fëmijës në pjata më të vogla dhe në porcione të vogla. Në këtë mënyrë i jepni fund dhe luftës së ushqyerjes.

Tregohuni të durueshëm: Fëmijët ndonjëherë nuk e pëlqejnë gjellën e shërbyer ose nuk preferojnë të provojnë shije të reja. Nëse i shërbeni fëmijës një gjellë të re, atëherë vendosni një ose dy pjesë në pjatë. Por theksojani që herën tjetër do t’i vendosni më shumë në pjatë.

- Ushqim të ndryshëm: Lejojeni të hajë një tost, sandviç apo misër një herë në javë. Le ta vendosë vetë cilën ditë dhe në cilin vakt dëshiron ta konsumojë.

Komentet

Të Ngjajshme