Qysh Me - Qysh me i shmangë mikrobet nga fëmijët? 
Kyçu

Qysh me i shmangë mikrobet nga fëmijët?

Arbona D Arbona D | Prinderore | 25 August 2017 | 20:16

Nuk ju duhet të bëni luftë mikrobesh për të mbajtur familjen të mbrojtur nga sëmundjet e viruseve.

Vetëm ndiqni këto shtatë hapa bazike shumë të rëndësishme:

Mësoni fëmiun tuaj që të lajë duart në këto momente kyçe: pas shkuarjes në banjo, pas peërkëdheljes së kafshëve, pas argëtimit-lojës jashtë shteëpisë dhe para ngrënjes.
Bëjeni larjen e duarve në mënyrë të drejtë: me sapun dhe ujë, që zgjat 20 sekonda për tu fërkuar, aq sa për ti mbytur mikrobet.
Merrni me vete shishen e shamponit të duarve me vete gjatë vizitës së kopshteve të lojërave, dhe vendeve tjera ku mund të ju përlyhen duart. Siguroni që të pastroni çdo pjesë të dorës, duke përfshirë edhe nën thonjët, nëse është e mundur.
Pas përgaditjes së ushqimit, lani duart me ujë të ngrohtë dhe sapun, dhe sipas mundësisë me ndonjë dezinfektantë.

Bakteriet shpesh gjenden në mishrat e papjekur – përfshirë kampilobakterin, salmonellën dhe E.colin – që janë më të rrezikshëm se ndonjë bakterie tjetër që mund ta keni në shtëpi.
Lani prerjet apo të gërvishturat e vogla me sapun dhe ujë.

Aplikoni ndonjë lëng antibakterial, vendosni fashën dhe ndërroni fashën çdo ditë derisa të shërohet plaga.
Sigurohuni që fëmijët ti marrin në kohë vaksinat dhe merrni në konsideratë vaksinën e gripit çdo vit.

Fëmiu shkollor i cili është i vaksinuar kundër gripit është më pak i prirur që të bie në shtëpi ndonjë virus nga i cili mund të infektohet e tërë familja.
Nëse dikush në shtëpi është i sëmurë, ndaloni një moment për të pastruar rrezet e dyerve, pilotin e TV-së, lodrat, dhe gjërat tjera që mund të prek fëmiu juaj gjatë ditës.

Image

 

Komentet

Të Ngjajshme