Qysh Me - Qysh me forcu sistemin imunitar tek foshnjet? 
Kyçu

Qysh me forcu sistemin imunitar tek foshnjet?

Arbona D Arbona D | Prinderore | 26 September 2017 | 18:11

Nënat duhet të kenë kujdes të shtuar ndaj foshnjave të tyre gjatë muajve të parë të jetës, për shkak të imunitetit të dobët. 

Për të forcuar imunitetin e foshnjës, nënat mund të ndërmarrin disa veprime, të cilat do të jenë të dobishme që fëmija i tyre të rritet i shëndetshëm.

Përveç qumështit të gjirit për të paktën një vit, nëna mund t’i japë fëmijës gjithashtu tul frutash ose perimesh të gatuara pa kripë.

Një dietë e pasur me minerale e vitamina kontribuon në shëndetin e përgjithshëm të foshnjës.

Po ashtu, kosi përmban probiotikë që ndihmojnë në balancën e florës bakterale të zorrëve.

Gjatë kësaj periudhe kohore, foshnja ka nevojë edhe për rreze dielli, për shkak të vitaminës D, e cila është e dobishme për eshtrat e tyre që të thithin kalcium.

.

Image

 

Komentet

Të Ngjajshme