Notice: Undefined index: subtitle in /var/www/html/framework/lib/title.class.php on line 16
Qysh Me - Kërko - Qysh me pergadite pijen që ndihmon me kapsllëkun? 
Kyçu

Qysh me pergadite pijen që ndihmon me kapsllëkun?

Filane Fisteku Filane Fisteku | Pije | 12 April 2018 | 18:40

Kapsllëku është një çështje e shpeshtë shëndetësore që shkaktohet nga faktorë të ndryshëm, duke përfshirë moshën, ushqyerjen jo të duhur, mungesën e aktivitetit fizik, marrjen e pamjaftueshme të ujit, mungesën e fibrave dhe të ngjashme.

Për më tepër, kapsllëku mund të ndodhë si pasojë e ndonjë gjendje tjetër shëndetësore dhe në këtë rast duhet të konsultoheni me urgjencë me mjekun tuaj.

Statistikat kanë treguar se një në dhjetë individë vuan nga lëvizja e parregullt e zorrëve dhe ilaçi i mëposhtëm natyral mund të jetë një zgjidhje efektive për këtë problem, transmeton Qysh Me.

01 nga 02Përbërësit:
  • 1 dardhë e madhe
  • 100 ml qumësht të bajameve
  • 50 gr jogurt me pak yndyrë
  • 50 gr tërshërë
  • Gjysmë luge gjelle mjaltë
  • 1 lugë gjelle gjalpë të bajameve
  • Gjysmë luge gjelle xhenxhefil në rende
  • Pak kanellë
02 nga 02Qysh me përgate këtë recetë?

Lajeni dardhën mirë, largoni farat dhe prejeni në katrorë. Vendosni të gjithë përbërësit në mikser, jo kanellën.

Përzieni të gjitha mirë derisa të bëhet një masë homogjene dhe servojeni me pak kanellë sipër.

Komentet

Të Ngjajshme