Qysh Me - Qysh me përgaditë pije që shton energjinë? 
Kyçu

Qysh me përgaditë pije që shton energjinë?

Arbona D Arbona D | Pije | 04 December 2017 | 17:49

Qumështi i artë është ideal për pastrimin e trupit, normalizon sheqerin në gjak dhe redukton inflamacionin në trup. 

Kjo pije njihet si qumësht i artë.

Efekti i tij ka një spektër të gjerë, veçanërisht nëse e pini atë në mëngjes, në stomak të zbrazët.

Përbërësit e nevojshëm për këtë pije janë qumështi i kokosit, shafrani i Indisë, xhenxhefili, piper i zi dhe mjalti.

Qumështi i kokosit është i pasur me vitaminën B, magnez, elektrolite dhe yndyra acidike. 

Rregullon sheqerin në gjak, zbut dhimbjet në nyje dhe parandalon grumbullimin e yndyrave.

Vaji i kokosit përshpejton mbylljen e plagëve. Ndikon në funksionimin e sistemit imunologjik, humbjen e kilogramëve të tepërt, ushqen lëkurën dhe parandalon sëmundjet e mëlçisë dhe veshkave.

Piperi i zi neutralizon radikalet e lira, zbut ftohjen dhe shëron aneminë.

Mjalti zbut simptomat e ftohjes dhe alergjisë. 

Po ashtu përdoret për relaksim dhe ka efekt pozitiv te personat që vuajnë nga pagjumësia.

Edhe pse qumështi i artë konsumohet më mirë si pije, ju mund ta shtoni atë në supë.

Image

 

Komentet

Të Ngjajshme