Qysh Me - Kërko - Qysh me ditë pse alkooli na bën të shtojmë peshë? 
Kyçu

Qysh me ditë pse alkooli na bën të shtojmë peshë?

Arbona D Arbona D | Pije | 19 January 2018 | 08:39

Ne mendojmë se alkooli na shëndosh sepse përmban sheqer, por janë polialkoolet e sheqerit faktori problematik.

Këto polialkoole veprojnë njësoj si karbohidratet.

Gjithashtu, alkooli etilik përmban rreth 7 kalori për gramë, pa marrë parasysh të gjitha elementet e tjera që kontribuojnë në rritjen me kalori të pijeve alkoolike: sheqer te lëngjet e frutave në përgatitjen e një koktejli dhe përmbajtjen e karbohidrateve në birrë.

Alkooli të bën të uritur dhe na nxit që të hamë më shumë se zakonisht.

Kjo do të thotë që do të marrim kaloritë e alkoolit plus ato të ushqimit të tepërt që do të konsumojmë.

E fundit, por jo më pak e rëndësishmja, alkooli ngadalëson metabolizmin.

Image

 

Komentet

Të Ngjajshme