Për qysh me


Qysh Me është një portal edukativ ku ofrohen udhëzime duke u bazuar në pyetjen që bëhet më së shpeshti “qysh me?”

”’Qysh.me”’ është portal edukativ i pavarur në gjuhën shqipe, me seli në Prishtinë, i themeluar në fillim të vitit [[2011]]. Me një laramani temash të ndryshme nga të gjitha sferat e jetës dhe dizajn atraktiv webfaqja Qysh Me, shumë shpejtë ka depërtuar në zemrat e shfrytëzuesve shqiptarë të internetit.

renda vetëm disa muajsh të ekzistimit të tij, Qysh Me kishte shënuar rritje rekorde të vizitueshmërisë dhe ishte radhitur në mesin e 15 ueb-faqeve më të vizituara shqiptare në internet

Sot ndërkaq, Qysh Me është portal edukativ lider në gjuhën shqipe. Është ueb-faqe dominuese në Kosovë, në Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi, Luginë të Preshevës, dhe kudo ku jetojnë shqiptarët.

Qysh Me e ka përmbushur edhe një mision tjetër të shenjtë. Pos që ka ofruar një dritare për informim të shpejtë dhe të thjeshte në gjuhën shqipe – Portali Qysh Me ka vendosur standarde për zhvillimin e portaleve dhe ueb-faqeve të tjera në gjuhën shqipe, ka ndikuar në azhurnimin e faqeve ekzistuese shqiptare, ndërkaq suksesi i tij ka nxitur edhe shumë kompani e individ t’i rreken projekteve të ngjashme.

Qysh Me me xhelozi e ruan pavarësinë e tij dhe emrin e besueshëm që ka krijuar në mesin e lexuesve. Kjo pavarësi editoriale ka ndikuar që portali edukativ Qysh Me të jetë burim i besueshëm i mesimeve – të cilat janë cituar nga mediat me të fuqishme lokale, rajonale e madje edhe ato botërore.

Së fundi, për t’i ndjekur trendet botërore të portaleve dhe për të qenë sa më afër lexuesve të devotshëm, Qysh Me ka ndryshuar pamjen dhe ka shtuar disa rubrika unike, ndërsa së shpejti do të ofrojë dhe shumë risi të tjera.

  • www.qysh.me