Per Cka Eshte e Dobishme Kafeja?

Konsumimi i rregullt i kafesë pengon shfaqjen e dëmtimeve të cilat i shkakton kolesteroli dhe njëkohësisht zvogëlon rrezikun për paraqitjen e demencës.

Hulumtime të mëhershme kanë treguar ndikimin pozitiv të konsumimit të kafesë në zvogëlimin e rrezikut për sëmundjen Alzheimer. Eksperimente të tjera nga shkencëtarët e Universitetit të North Dakotas të realizuar në kafshë eksperimentale, kanë treguar se përdorimi i kofeinës rrit shkallën e moslëshueshmërisë së barrierave vitale filtruese ndërmjet trurit dhe qarkullimit të gjakut, duke mbrojtur kështu sistemin nervor qendror nga substancat e dëmshme kimike të cilat mbesin nga qarkullimi i gjakut.

Dihet se niveli i lartë i kolesterolit në gjak e rrit lëshueshmërinë e këtyre barrierave, duke rritur mundësinë për dëmtimin e trurit që për pasojë ka paraqitjen e sëmundjes Alzheimer.

Të rejat e fundit kanë treguar se ndikim të dukshëm pozitiv ka edhe konsumimi i një filxhani të vetëm kafeje në ditë.

burimi:/Telegrafi/

Qysh me i ditë shenjat paralajmëruese të atakut kardiak?

Qysh me luftu alergjinë në mënyrë natyrale?