qyshmetro-join-our-family

Qysh me e parandalu djersitjen?

Edhe pse shkencëtarët kanë vërtetuar lidhjen ndërmjet antiperspirantëve dhe kancerit, për të cilët thuhet se janë ndër përgjegjësit e rritjes së kancerit të gjirit, njerëzit çdo ditë vendosin të mbyllin poret me kimikalie, vetëm e vetëm që të mos djersiten.

Njerëzit shpesh nuk e dallojnë antiperspirantët dhe deodorantët. Antiperspirantët ndalojnë djersitjen tërësisht, ashtu që kimikaliet bllokojnë poret. Deodorantët, me ndihmën e parfumeve dhe ndonjë mjeti antiseptik, nuk ndalojnë djersitjen, por vetëm largojnë erën e keqe.

“Të përdoren kimikaliet për të bllokuar një proces natyror, nuk është e mirë. Antiperspirantët përmbajnë kimikalie për bllokimin e gjëndrave të djersës, duke bllokuar trupin nga detoksikimi dhe kjo ndikon në sistemin limfatik. Meqë të gjitha sistemet në trup janë të lidhura, bllokimi i sistemit limfatik mund të ndikojë në gjithë sistemin imunitar”, tha Dr. Rob Streisfeld.

Prandaj, deodorantët e zakonshëm janë zgjidhje më e mirë. Ata nuk bllokojnë poret, sepse përmbajnë kripëra minerale, vajra, bimë për balancimin e vlerave të pH-së dhe pakësojnë numrin e baktereve. Shumë prej tyre përmbajnë bimë natyrore, që janë antiperspirantë natyrorë, sikurse janë aloe vera, koriandri dhe likenet.

Një mënyrë për të luftuar djersitjen është injektimi i botoksit nën sqetulla. Botoksi mund të ndihmojë edhe njerëzit që vuajnë nga djersitja e tepruar. /Telegrafi/


Nëse keni diçka për të shtuar në temë ju lutem shkruani poshtë tek komentet.

Përgjigju

Email adresa nuk do të publikohet.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>