Qysh Me - Qysh me u nxi në kushte shtëpiake? 
Kyçu

Qysh me u nxi në kushte shtëpiake?

Arbona D Arbona D | Bukuri | 02 August 2017 | 11:18

Përveç ekspozimit të lëkurës në diell gjatë plazhit ekzistojnë edhe disa produkte dhe mënyra, të cilat nxisin nxirjen dhe i japin lëkurës ngjyrën e preferuar të çokollatës.

Ne ju prezantojmë me një mënyrë që nuk ka lidhje me të mësipërmet, gjithashtu nuk ka asnjë efekt anësor dhe është shumë e thjeshtë për t’u realizuar.

Ju nevojitet vetëm çaj i zi.

Në një tenxhere me ujë që zien vendosni rreth 10 bustina çaji të zi.

Lëreni pak minuta deri sa uji të fillojë të marrë ngjyrë të errët.

Pasi të ftohet mbushni një shishe me këtë ujë dhe lyeni trupin.

Më pas dilni në diell dhe brenda disa ditësh do të keni rezultatet e dëshiruara.

Image

 

Komentet

Të Ngjajshme