Qysh Me - Qysh me trajtu fytyren e yndyrshme? 
Kyçu

Qysh me trajtu fytyren e yndyrshme?

Filane Fisteku Filane Fisteku | Bukuri | 15 July 2017 | 07:39

Yndyra e tepërt në fytyrë krijon probleme jo vetëm sepse në një çast të caktuar nis të të shkëlqejë balli dhe hunda, por bashkë me bakteret dhe pluhurat bllokon poret i zgjeron dhe krijon edhe mjedis të favorshëm për zhvillimin e akneve.

Megjithatë nuk do të thotë që ke llojin më problematik të lëkurës.

Lëkurat me yndyrë krijojnë më vonë rrudha duke ruajtur më gjatë rininë në pamje.

Kështu që mos e quaj veten të pafat por mëso si ta trajtosh lëkurën me shumë ynydrë. Më poshtë po japim produktet për tre faza të rëndësishme siç është larja, toniku dhe masazhi.

Larje e mirë

Laje fytyrën me ujë të ngrohtë. Ai shkrin yndyrën më lehtë sesa uji i ftohtë ose i vakët.

Zgjidh larësin e duhur. Cilatdo qofshin preferencat e tua për sapunë ose detergjentë lëng, mos përdor produkte si Dove që kanë elemente të shtuara vajore.

Disa sapunë si Ivory, Dial, ose Lever 2000 janë shumë efektivë, por mund të zgjedhësh edhe larës me formulë enkas për fytyrë me yndyrë  që janë pak më të shtrenjtë sesa sapunët e zakonshëm.

Në qoftë se ke akne, zgjidh një sapun antibakterial me peroksid benzoili ose triklosan. Këto sulmojnë bakteret që shkaktojnë akne.

Përdor një pastrues të lëngët që përmban acide alfahidrokside (AHA), si acid citric, acid laktik ose acid glikolik. Këta acide ndihmojnë në disa mënyra, ulin yndyrën në pore dhe luftojnë infeksionin.

Përgatite vetë tonikun

Vaji i lajthive të njoma është shumë i përshtatshëm për lëkurën me yndyrë. Zhyt një top pambuku në vaj dhe lyeje dy-tri herë në ditë fytyrën për dy javë. Javën e tretë aplikoje vetëm një herë.

Lloje të ndryshme barërash ndër më të zakonshmet menteja kanë veti tkurrëse. Për të përgatitur një tonik në shtëpi që do të përmirësojë pamjen dhe efektin e lëkurës me yndyrë, hidh një lugë me këto barëra në filxhan dhe mbushe me ujë të vluar.

Lëre 30 minuta. Kulloje lëngun dhe lëre të ftohet para sesa ta përhapësh në fytyrë. Ajo që ngelet mund të ruhet në një shishe të mbyllur. Qëndron e freskët për tri ditë në temperaturë mjedisi ose pesë nëse e mban në frigorifer.

Hyssop, një anëtare e familjes së mentes, gjithashtu është një tonik bimor shumë i mirë. Në mjekësinë popullore konsiderohet i mirë për gjithë fytyrën. Hidh një lugë hyssop në një gotë ujë. Zieje për dhjetë minuta dhe kulloje. Lëre përzierjen të ftohet.

Pasi ta kesh larë fytyrën apliko tonikun me një top pambuku.

Hyssopus officinalis

Kombinimi i livandës dhe vajit esencial neroli që vjen nga lulet e portokallit vepron si një pastrues lëkure dhe tonik. Hidh pak ujë të aromatizuar me livandë në një shishe me sprucim dhe shto disa pika vaji lulesh portokalli. Spërkate fytyrën disa herë në ditë me të.

Bëji një masazh fytyrës

Një pluhur drithërash të bluara imët mund të ndihmojë për të thithur yndyrën dhe për të pastruar fytyrën e hapur poret. Bluaji dhe siti dy lugë çaji tërshërë të tharë, pastaj hidhi pak vaj lajthish për të formuar një pastë. Me mollëzat e gishtave, masazho lëkurën me këtë pastë butësisht pastaj shpëlaje me ujë të ngrohtë.

Disa herë në javë, bëji masazh fytyrës me dhallë pasi ta kesh larë. Kulturat aktive te kosi përmbajnë acid që ndihmon për të pastruar fytyrën dhe zvogëluar poret. Lëre për disa minuta, pastaj shpëlaje.

Ki parasysh që edhe kremrat e ditës t’i zgjedhësh të përshtatshëm për lëkurë me yndyrë.

Komentet

Të Ngjajshme