Qysh Me - Qysh me rregullu lëkurën rreth thonjëve? 
Kyçu

Qysh me rregullu lëkurën rreth thonjëve?

Arbona D Arbona D | Bukuri | 18 June 2017 | 14:56

1.Për lëkurë të butë e të hidratuar rreth thonjëve, aplikoni kremë për duar të paktën 2 herë në ditë.

Image

 

2.Lëkura rreth thonjëve është në gjendje më të keqe tek duart e thata, prandaj mbroni duart nga agjentët dëmtues ndaj duarve.

Mënjanoni larjen e enëve me ujë të nxehtë pa dorëza.

Rralloni përdorimin e acetonit.

Image

 

3.Largoni shprehinë e këputjes së lëkurës rreth thonjëve.

Në vend që të dëmtoni në këtë mënyrë lëkurën, futni duart në ujë të vakët për disa minuta, aplikoni kremë për duar e pastaj me mjete adekuate për thonjë largoni copën e lëkurës së dëmtuar.

Image

 

4.Mbani thonjët në gjatësi në të cilën nuk mund të kapen nëpër gjëra të ndryshme e të thehen.

Lëmoni thonjët shpesh, duke u përqëndruar më shumë në skajet e tyre.

Image

 

 

Komentet

Të Ngjajshme