Qysh Me - Kërko - Qysh me përgaditë maskë kundër lodhjes? 
Kyçu

Qysh me përgaditë maskë kundër lodhjes?

Arbona D Arbona D | Bukuri | 02 January 2018 | 09:33

Kakao është një nga produktet e rekomanduara për të qetësuar lodhjen e fytyrës, plakjen dhe krijimin e rrudhave.

Kakao është e pasur me antioksidantë që mundësojnë rritjen e kolagjenit.

Për këtë arsye maska me kakao është një prej maskave të rekomanduara kundër plakjes dhe rrudhave.

Po ashtu, kakao përmirëson qarkullimin e gjakut dhe rrit lagështinë e fytyrës, dhe më e rëndësishmja, e mbron atë nga dielli.

Përbërësit:

  • 2 lugë gjelle kakao pluhur
  • 4 lugë gjelle kos, (ose qumësht)
  • 1 lugë gjelle mjaltë, nëse ke lëkurë të thatë
  • lëng limoni

 

Përziej kakaon me kosin në një tas.

Përzieje për disa minuta derisa të formohet një masë homogjene, në formën e një paste të butë.

Shto më pas mjaltin.

Shpërndaje përzierjen në fytyrë dhe në zonën e qafës.

Pasi të jetë tharë, lag një copë të pastër dhe me të pastroje fytyrën.

Më pas shpëlaje me ujë të ngrohtë.

Pjesën e mbetur mund ta ruash në frigorifer për javën e ardhshme.

Rekomandohet një herë në javë.

Image

 

Komentet

Të Ngjajshme