Qysh Me - Kërko - Qysh me përgaditë maskë hidratuese për lëkurë? 
Kyçu

Qysh me përgaditë maskë hidratuese për lëkurë?

Arbona D Arbona D | Bukuri | 12 February 2018 | 09:04

Kjo maskë është shumë e mirë për shëndetin tuaj dhe të lëkurës, pasi shtalbi i djathit është i pasur me kalcium, dhe përthithet menjëherë nga qelizat trupore.

Përbërësit:

  • 1 lugë shtalb djathi
  • 1 lugë qumësht
  • 1 lugë mjaltë

Në një pjatë hidhni shtalbin e djathit, qumështin dhe mjaltin.

Përzieni mirë përbërësit me një rrahës dore deri sa të krijohet një masë homogjene.

Lani dhe pastroni fytyren me një locion special.

Me masken e krijuar lyeni fytyren dhe qafen për të pasur efekt të njëtrajtshem.

E lini masken të qëndrojë 20 minuta dhe shperlani fytyren me ujë të vakët.

Image

 

Komentet

Të Ngjajshme