Notice: Undefined index: subtitle in /var/www/html/framework/lib/title.class.php on line 16
Qysh Me - Kërko - Qysh me parandalu shfaqjen e rrudhave? 
Kyçu

Qysh me parandalu shfaqjen e rrudhave?

Arbona D Arbona D | Bukuri | 19 December 2017 | 18:11

Vaji i arganit është një produkt organik që nxirret nga bërthamat e pemës së arganit, e cila gjendet në Marok.

Është një lloj vaji mjaft i pasur me lëndë ushqyese dhe i dobishëm duke përfshirë acidet yndyrore dhe vitaminën E.

Vetitë e tij janë të jashtëzakonshme për lëkurën dhe flokun, por sidomos për sytë.

Vaji i arganit është një prej produkteve më të rekomanduara të kozmetikës vitet e fundit, por sidomos për reduktimin e rrudhave të surit.

Janë të panumërta të mirat që vijnë prej tij për ushqimin dhe shkëlqimin e lëkurës.

Ky krem gjatë ditës, përdoret si krem hidratant dhe si bazë make up-i para çdo lloj kremi tjetër që mund të përdorësh në lëkurë.

Vaji i arganit jo vetëm që vepron si një hidratues efektiv, por gjithashtu i dhuron lëkurës një shkëlqim rinor dhe pakëson dukjen e rrudhave.

Efekti i tij antioksidant e bën produktin ideal kundra plakjes.

Ai rikthen elasticitetin e lëkurës dhe e lë atë më të shëndetshme dhe të butë.

Gjatë natës, para se të flesh përdore si serum poshtë rrathëve të syve.

Masazhoje me kujdes me mollëza duke bërë lëvizje rrethore edhe në qepalla për disa sekonda dhe mbaje ashtu gjatë gjithë natës.

Image

 

  • TAGS
  • #

Komentet

Të Ngjajshme