Qysh Me - Qysh me parandalu rënien e flokëve me rozmarinë? 
Kyçu

Qysh me parandalu rënien e flokëve me rozmarinë?

Arbona D Arbona D | Bukuri | 09 October 2017 | 16:38

Rozmarina e 1 mijë virtyteve: një mjet efektiv kundër rënies së flokëve, por edhe një qetësues, anti-inflamator, antiseptik që ndihmon tretjen e ushqimit.

Zbuloni se si mund të përgatisni infuzionin me këtë bimë aromatike, se si mund ta përdorni atë dhe të gjitha përfitimet.

Ky infusion është i vlefshëm edhe për djemtë dhe për vajzat, si edhe për ata që kanë probleme të trashëguara, gjenetike, apo ndonjë çrregullim hormonal të lehtë, në rastin e vajzave. Infuzioni me rozmarinë është një zgjidhje e lehtë, ekonomike dhe natyrore.

Të gjitha përfitimet e rozmarinës

Rozmarina ka veti terapeutike mbresëlënëse dhe të dobishme.

Është analgjezike, antioksidante, antiseptike dhe antibakteriale, shumë e dobishme për të ftohtit, kollën dhe temperaturën, antidepresant; anti-inflamator, funksionon edhe në lëndimet e muskujve, qetësues, duke vepruar në dhimbje koke, dhimbjet e dhëmbit, reumatizmës, antiviral, përdoret në rastet e diarresë apo gjakderdhje, ekspektorant, dezinfektues, ndihmon tretjen e ushqimit dhe pastrimin e mëlçisë.

Rozmarina forcon kujtesën dhe shërben edhe si aromatirues për dhomën.

Rozmarinë për flokët

Të gjitha këto përfitime shëruese japin rezultate më të mira në flokë.

Rozmarina rregullon zbokthin dhe i bën flokët me shkëlqim dhe më të bukur, duke ndihmuar edhe personat që kanë flokë me yndyrë.

Rozmarina gjithashtu vonon daljen e thinjave dhe zvogëlon humbjen e tepërt të flokëve, duke stimuluar rrënjët, duke rritur furnizimin me gjak të lëkurës.

Në këtë mënyrë ndihmohet rritja e flokëve.

Si përgatitet maska me çaj rozmarine:

Caji me rozmarinë mund të aplikohet në flokë, duke e lënë atë për 10-15 minuta.

Për ta përgatitur, hidhni ujë në një enë dhe vendoseni të valojë.

Fikni sobën dhe shtoni një lugë çaji gjethe rozmarine për filxhan, mbulojeni me kapak dhe lëreni të qëndrojë për 10-15 minuta.

Filtrojeni çajin dhe pijeni atë të ngrohtë apo ta aplikoni në flokë, pasi të jetë ftohur.

Nëse aplikohet në lëkurën e flokëve, ato do të kenë ngjyrë pak më të errët.

Ata që kanë flokë të çelur, ose bjondë duhet të përgatisin një çaj më pak të koncentruar.

Image

 

Komentet

Të Ngjajshme