Qysh Me - Qysh me kriju flokë kaçurrela, me drejtuesin e flokëve? (video) 
Kyçu

Qysh me kriju flokë kaçurrela, me drejtuesin e flokëve? (video)

Filane Fisteku Filane Fisteku | Bukuri | 15 July 2017 | 07:48

Për shumicën e popullatës, stili që lë të kuptohet se është shumë natyral, nuk krijohet në mënyrë të natyrshme.

Për fat të mirë, transmeton Qysh Me, procedura e rregullimit të flokëve, nga floktari i të famshmëve Jen Atkin, është zbuluar dhe ueb-faqja Mane Addict, që e ka kuptuar në tërësi se si ka ndodhur dhe na ka lënë të shikojmë tërë teknikën.

  1. Mënyra më e mirë për të arritur këtë pamje, është të ndahen flokët në shtresa. Andaj, ndani flokët dhe kapni pjesën e lart.
  2. Duke punuar në një shirit flokësh të gjerë rreth pesë centimetra, ju filloni të bëni lëvizje të drejtuesit të flokëve, që është i gjerë një centimetër (sikurse pajisja Glampalm që është shfrytëzuar në video). Mbajeni drejtuesi horizontalisht dhe përdridheni poshtë kokës. Pastaj, pa e hequr hekurin, rrotullojeni në drejtim të kundërt (jashtë dhe larg fytyrës suaj). Dhe pastaj, rrotulloje poshtë edhe një herë - krejt kjo, në një lëvizje të lëngshme.
  3. Përsëriteni hapin e dytë, me tërë flokët e mbetura. Vazhdoni të punoni në pjesë të flokëve, duke lëshuar pjesë të reja të flokëve, sikur në videon e postuar. Po që se keni shtresa flokësh, në të cilat nuk mund të bëni nga tri përdredhje, nuk është problem. Nëse ndonjë pjesë del me maja apo shumë e dredhur, thjeshtë drejtojeni me hekur.
  4. Kur të keni përfunduar me të dy anët, krihini lehtë me brushë, në mënyrë që t’i përzieni të gjithë volumin e flokëve së bashku. Nëse flokëve tuaj ju nevojitet më shumë ndihmë, për t’i mbajtur kaçurrelat, hidhini pak spërkatës flokësh.

Komentet

Të Ngjajshme