Notice: Undefined index: subtitle in /var/www/html/framework/lib/title.class.php on line 16
Qysh Me - Kërko - Qysh me i zbardhe e ngjyrose floket vet? 
Kyçu

Qysh me i zbardhe e ngjyrose floket vet?

Dora T Dora T | Bukuri | 04 June 2018 | 23:37

A keni pasur ndonjehere deshire te shikoni ne pasqyre pa pasur nevoje te pendoheni qe s'i keni treguar frizerit tuaj "Kjo nuke ishte qfare pata ne mendje!" ? A keni pasur deshire te keni floke me stil crazy por jeni student/e dhe aspekti financiar ju burgose nga kjo deshire? A keni pasur deshire ndonjehere te jeni ne kontroll se qfare ndodhe me floket tuaja dhe te kuptoni me mire se si te stilizoni estetiken tuaj sipas hamendjes? Ateher ky artikull eshte per ju!

Floket tuaja jane si nje tempull; dmth duhet kujdesur dhe trajtuar me kujdes pas cdo ndryshimi drastik qe tejkalojne. Me fjale te tjera, duhet ti keni pajisjet e duhura per kujdes maksimal.
 
01 nga 03Pajisjet:

Nje ene plastike apo xhami (kurresesi metal!) per ngjyre/bleach
Nje brushe per distributim produkti flokesh
Doreza te gomes
Pluhur bleach te deshires tuaj
Zhvillues (Developer) flokesh 20-30
Ngjyra e flokeve e deshiruar
Fleta te prera alumini
Kapese flokesh
Perparese e gjithanshme
Koke dushi
Shampon flokesh
Kapele qeseje per banjo
Zbutes specifik per floke te ngjyrosur (mbrone ngjyre, mbane flokun te shendetshem, the kyq produktin me ngjyre ne floke)
Kohe
Durim

02 nga 03Procedura (Zbardhja):

Pas shume perpjekjeve, deshtimesh, riperpjekeve dhe rezultateve te llojllojshme, zbulova qe menyra me e mira per ta bere gjithe kete eshte keshtu; perzieni bleachin pluhur me uje dhe zhvillues me moderim deri sa te marre kosistencen e pastes se dhembeve (hvillues shtoni me shume kur doni qe bleachi te veproje me forte varresisht sipas preferences tuaj), kapni floket e thate ne nivele (ose nese jeni dembele si une mos i kapni fare) dhe aplikoni ne menyren e deshiruar (varresisht nese doni fije per fije ose sektore te caktuara). Kur aplikoni bleachin eshte e rendesishme te mbani mend te keni kujdes mos te lini ta prek lekuren tuaj per kohe te gjate perndryshe do ket irritim ose ne disa raste reaksion te padeshirueshem te cilin nuk kam rroge te mjaftueshme per te mbajtur pergjegjesi ose fajsi legale keshtuqe kujdes! 
Keni opsionin te beni me brushe ose me gishta (rekomandoj te filloni me brushe e pastaj perhapja brenda grupeve te flokeve te ngjitura bashke te behet me gishta me doreza te veshura sigurisht se kujtoni qfare thash larte). Alumini lehtesone procesin por merr me shume kohe per te e bere precize. Bleachi nuk guxon asesesi te asociohet me metal por alumini eshte perjashtim per shkak faktit qe ka nje qendisje kemikale ashtu qe e bene te sigurte per ta perzier me bleach. Pasi qe te keni aplikuar bleachin ne menyren e deshiruar, pritni 30-50 minuta me floket te future nder kapele qeseje per banjo dhe kontrrolloni vazhdimisht cdo 5 minuta progresin per te shikuar sa i doni floket e zbardhura. Kur te shini se keni arritur nuancen e deshiruar, me kujdes lani floket duke u siguruar qe nuk ka materia e lare kontakt me fytyre. Lani me uje te nxehte dhe perdorni shamponin e flokeve e pastaj zbutesin per te i llastuar floket pas tortures se bleachit. 



03 nga 03Ngjyrosja:

Nese deshironi, mund te prisni disa dite per te ngjyrosur floket nese doni te prisni qe koka juaj te pushoj nga kemikalet. Ose mund te beni qfare kam bere une dhe ti beni te gjtha keto procese ne nje dite e te torturoni koken tuaj! Kur floket jane te thare e gati, merreni ngjyren dhe varresisht a keni marre ngjyre te perkohshme ose kohesgjatese (shikoni udhezimet e ngjyres specifike qe keni marre dhe si ta pregatisni per aplikim) te aplikohet me mendje. Nese keni floke te erreta dhe dhe jane shume te zbardhuar, ka shanca me te mbedhaja qe ngjyrat e buta ose te ndezura pastel mund te rrijne ne floke dhe mos te lahen shpejte po por te jete e zbardhura jo shume e zbardhur, mos prisni rezultate te sukseshme se ashtu fitova te drejten te them qe kam pasur deshtime. Aplikoni sa me shume qe te mundeni sepse ngjyra ka nevoje te kyqet me floket e sa me shume produkt qe ka, aq me shume presionohet substance ne floke. Leni ngjyra te rrije per 15-25 minuta ose varresisht deri sa thote ngjyra specifike qe keni blere. aplikoni zbutes per ngjyre te flokeve dhe lejoni te rrije 25 minuta. Lani floket me uje te ftohte dhe lejoni qe floket te thahen vetevetiu (mund te perdorni peshqir bute nese jane shume te lagura). Kete proces mos gaboni te ekzekutoni me bluzen tuaj te preferuar te veshur! Nese ndiheni te lezeqme e pedante, mund te vendosni produkte pas-larjes se flokeve per te mbajtur floket shendetshem. Produktet kurre nuk jane njesoj si ato qe dikush tjeter i ka perdorur por eshte rendesishem te ndiqni udhezimet e kutijave te produkteve me kujdes dhe te keni kurajo!

Shpresoj qe floket tuaja ti bejne njerezit rreth jush xheloz/e dhe shpresoj qe ky artikull te ju kete ndihmuar ti afroheni asaj situate ne jete!

Kujdesuni per veten dhe beni qejf!

Komentet

Të Ngjajshme