Qysh Me - Qysh me i trajtu flokët me vaj kokosi? 
Kyçu

Qysh me i trajtu flokët me vaj kokosi?

Arbona D Arbona D | Bukuri | 07 August 2017 | 17:51

Është folur shumë për efektet pozitive të vajit të kokosit, sidomos për fytyrën dhe flokët tuaja. 

Më poshtë po ju sjellim 5 arsye, se përse është mirë të përdorni vajin e kokosit për flokë.

1.Është i pasur me proteina si asnjë lloj vaji tjetër.
2.Është ideal për majat e dëmtuara, sepse nuk ka minerale dhe i ndihmon flokët të ruajnë lagështirën natyrale, i forcon dhe i bën ata më elastikë.
3.Ndihmon në hidratimin e lëkurës së thatë të kokës, e cila mund të shkaktojë edhe zbokth.
4.Është një antibakterial mjaft i mirë natyror dhe lufton një shumëllojshmëri infeksionesh, duke i bërë flokët të qëndrojnë të shëndetshëm dhe pa zbokth.
5.Përmban acide yndyrore të shëndetshme për lëkurën e kokës dhe vitamina E e K, të cilat ndihmojnë për të pasur flokë më të fortë, skalpin më të pastër dhe parandalon humbjen e proteinave.

Po ashtu, ndihmon edhe në shkëlqimin e flokëve.

Image

 

Komentet

Të Ngjajshme