Qysh Me - Qysh me i eleminu aknet në fytyrë? 
Kyçu

Qysh me i eleminu aknet në fytyrë?

Arbona D Arbona D | Bukuri | 05 September 2017 | 19:08

Aknet janë ndër problemet më të padëshirueshme për lëkurën tonë, të cilat mund të shkaktohen nga, çrregullimi hormonal, dietat e varfra, ushqimet e pashëndetshme, mos konsumimi ujit apo faktor të tjerë.

Me anë të kësaj maske, që mund ta përgatisni në shtëpinë tuaj, ju mund t’i eliminoni ato shpejt dhe në mënyrë efektive.

Për përgatitje ju nevojitet:

  • 1 trangull
  • Kanellë
  • Mjaltë

Në një enë miksoni dy lugë mjaltë, 1 lugë çaji pluhur kanelle deri sa të keni arritur një masë të njëtrajtshme, vendosini komponentët  në tërë fytyrën dhe pastaj sipër saj vendosni rriska të holla të trangullit.

Lëreni të veproj për 20 minuta dhe pastaj shpërlani fytyrën me ujë të vakët.

Përsëriteni këtë trajtim disa herë  3 herë në javë, për rezultate më të mira.

Image

 

Komentet

Të Ngjajshme