Notice: Undefined index: subtitle in /var/www/html/framework/lib/title.class.php on line 16
Qysh Me - Kërko - Qysh me hidratu lëkurën? 
Kyçu

Qysh me hidratu lëkurën?

Arbona D Arbona D | Bukuri | 21 February 2018 | 13:07

Moti më i ftohtë dhe me më pak lagështi, fërkimi i rrobave, abuzimi me rrezet e diellit gjatë ditëve të bukura të verës, të gjitha këto shkaqe mund të ndikojnë në dehidratimin e epidermës. 
Për të luftuar dehidratimin e lëkurës, ndryshoni disi zakonet tuaja gjatë dhe pas larjes me dush.

P.sh., fshini lëkurën duke e thithur ujin me peshqir dhe jo duke e fërkuar.

Pastaj, menjëherë pas fshirjes së trupit, lyeni me një krem hidratues.
Mund të përdorni edhe vajra të buta.
Këto produkte do të krijojnë një shtresë mbrojtëse për lëkurën.

Duart
Duart janë në kontakt të vazhdueshëm me ambientin e jashtëm, prandaj ato kërkojnë më shumë kujdes. Por edhe nëse përdorni kremin më të mirë, ai do të hiqet nga larja me sapun, prandaj është mirë të përdorni kremra rezistentë ndaj larjes.

Fytyra
Përsa i përket fytyrës, ka disa shenja të qarta.

Ndjehet një gjendje e përgjithshme e pakëndshme, lëkura tërhiqet dhe duket më e zbehtë.

Shihen edhe disa rrudha, të cilat nuk kanë lidhje me moshën…

Një serum i mirë, i ndjekur nga një krem i mirë mund të ndryshojnë gjithçka.

Gjithashtu, bëni edhe një maskë ultra-hidratuese të paktën një herë në javë.
Mos harroni konturin e syve, ku lëkura është më e hollë.

Ajo ka tendencë të dehidratohet më shpejtë.

Flokët
Ashtu si lëkura, edhe flokët kanë nevojë për hidratim.

Nëse nuk hidratohen, ata humbasin shkëlqimin, bëhen të zbehtë dhe këputen.

Ata duhet të hidratohen deri në thellësi.

Image

 

Komentet

Të Ngjajshme