Qysh Me - Qysh me e ngjyrosë mjekrrën? 
Kyçu

Qysh me e ngjyrosë mjekrrën?

Arbona D Arbona D | Bukuri | 10 August 2017 | 20:21

Meshkujt duke rritur mjekrën, ndërrojnë pamjen e tyre plotësisht.

Gjithsesi, ka raste kur mjekra fillon të zbardhet, apo thjeshtë nuk është ngjyra e duhur për pamjen tuaj.

Për të ngjyrosur atë në mënyrën e duhur, ndiqni këto hapa:

1.Zgjidhni ngjyrën që dëshironi për mjekrën tuaj, dhe kombinoni në një enë plastike ngjyrën me hidrogjenin.

2.Më anë të një furce të ngjyrosjes, aplikoni ngjyën në mjekrën tuaj.

Mundohuni të shmangni ngjyrosjen e lëkurës, pasi që do të jetë e vështirë të largohet.

Mundohuni të mbuloni të gjithë gjatësinë e mjekrës që nga rrënja.

3.Lejoni ngjyrën të veprojë.

Rekomandohet të lihet për 10-15 minuta.

4.Shpërlani fytyrën me ujë të vakët derisa uji të dalë nga mjekra i pastër, që do të thotë se e gjithë ngjyra është pastruar.

Image

 

Komentet

Të Ngjajshme