Qysh Me - Kërko - Qysh me ditë pse nuk zgjaten flokët? 
Kyçu

Qysh me ditë pse nuk zgjaten flokët?

Arbona D Arbona D | Bukuri | 31 January 2018 | 12:00

Nuk është vetëm eliminimi i stresit që ndikon si përparësi.

Gjithashtu është e domosdoshme të kufizoni ngjyrën dhe dëmtimin nga nxehtësia që të parandaloni çarjen e majave të flokëve dhe dëmtimin e tyre. 

Sipas shkencëtarëve, tek shumica e njerëzve, cikli i rritjes së flokëve është mes 2 deri 6 vjet.

Flokët rriten përafërsisht rreth 1.5 cm në muaj.

Nëse cikli juaj është dy vite, flokët do t’ju rriten rreth një pëllëmbë, deri në supet tuaja. nëse cikli i rritjes është 6 vite, rritja do të jetë tri pëllëmbë deri në belin tuaj.

Ky cikël normal deshifron se sa kohë mund t’ju rriten flokët tuaj.

Por, zakonisht shumica e njerëzve nuk i rrisin aq gjatë sepse kështu ata futen në shprehi që i bëjnë të duken keq para se të arrijnë në atë fazë.

Image

 

Komentet

Të Ngjajshme