Qysh Me - Qysh me ditë ndikimin e kafesë në lëkurë? 
Kyçu

Qysh me ditë ndikimin e kafesë në lëkurë?

Arbona D Arbona D | Bukuri | 01 August 2017 | 17:38

Lidhur me ndikimin e kafes për shëndetin ka analiza nga më të ndryshmet, por një gjë është e sigurt: ky lëng magjik ka efekte shumë pozitive nëse konsumohet në mënyrë periodike por edhe të moderuar.

Sipas studimeve të mëparshme të kryera nga Universiteti i Harvardit, rezulton se kafja shëron shumë sëmundje dhe shpëton jetën duke ulur numrin e vdekjeve.

Ndërkohë një studim i kryer së fundmi nga Instituti i mbrojtjes së shëndetit në SHBA, nxjerr në pah një tjetër benefit të kafesë: konsumimi i tij ul me 20% riskun e sëmundjes së lëkurës Melanoma, e cila është një ndër kanceret më të rrezikshme për lëkurën.

Studimi i cili zgjati plot 10 vjet dhe në të cilën morën pjesë 450 000 veta, vërtetoi se personat të cilët konsumojnë rregullisht disa filxhanë kafe në ditë kanë shumë më pak rrezik të preken nga kjo sëmundje e rëndë e lëkurës.

Image

 

Komentet

Të Ngjajshme