Qysh Me - Qysh me arritë një makijazh të përkryer? 
Kyçu

Qysh me arritë një makijazh të përkryer?

Filane Fisteku Filane Fisteku | Bukuri | 15 July 2017 | 08:23

Zbuloni disa nga këshillat më të thjeshta dhe bëhuni gati të rrezatoni e të dukeni të mrekullueshme në çdo kohë.

Nëse dëshironi të keni një pamje të freskët dhe të fshihni atë fytyrën e lodhur dhe të mërzitur, duhet të aplikoni një look të ri. Një pamje e re do t’ju bëjë të keni më shumë besim në veten tuaj, duke u ndjerë e bukur dhe e lumtur në çdo moment. Hapi i parë për të zbatuar këshillat që ne do t’ju paraqesim është pastrimi i fytyrës me hidratues, rezultati përfundimtar varet shumë nga ky hap.

Zgjidhni një hidratues të mirë dhe masazhojeni fytyrën derisa ajo të bëhet e butë si mëndafsh. Vajza nëse keni probleme të shumta me lëkuren e fytyrës vendosni pudër ose pluhur tek mollëzat e faqeve, ajo do t'i japë shkëlqim fytyrës tuaj dhe do shpërqendrojë shikimin me detaje në fytyrë.

Për një fytyrë sa më natyrale nuk duhet të vendosni shumë pudër në fytyrë, pasi mund të krijojë atë idenë e bukurisë fallse. Kjo është edhe arsyeja pse duhet të tregohemi të kujdesshme në zgjedhjen e ngjyrave.

Theksoni bukurinë e syve tuaj!

Para së gjithash sigurohuni që vetullat tuaja të jenë sa më natyrale, pastaj vendosni rimelin, kthejini pak qerpikët me gërshërë dhe do keni pamjen që dëshironi pa qenë nevoja të vendosni penel tek syri.

Lyeni buzët me diçka natyrale dhe të ëmbël, si trëndafil rozë e pakët, ose ngjyrë bezhë.

Komentet

Të Ngjajshme