Qysh Me - Qysh me apliku makeup-in në takime profesionale? 
Kyçu

Qysh me apliku makeup-in në takime profesionale?

Arbona Draga Arbona Draga | Bukuri | 12 June 2017 | 14:13

1.Filloni me aplikim e sherkut për të pasur ngjyrën e lëkurës të njejtë në të gjithë fytyrën.

Aplikoni sherkun me anë të gishtërinjëve, furcës apo sfungjerëve të ndryshëm të makeup-it, varësisht se si ju përshtatet.

Sigurohuni që të mos aplikoni sasi të tepruar, pasi që do të krijoni një dukje jo të përshtatshme dhe jo natyrale.

Image

 

2.Duke aplikuar një sasi të vogël të pudrës së thatë mbi shtresën e sherkut, ju do të krijoni një dukje natyrale dhe do të parandaloni shfaqjen e yndyrës së tepërt në lëkurë.

Image

 

3.Aplikoni pak skuqës faqesh për të theksuar strukturën e fytyrës suaj.

Image

 

4.Në sy aplikoni korrektor të lëngshëm, shpërndani atë mirë dhe pastaj aplikoni hijen për sy me ngjyrë neutrale, gjithmonë duke mos e tepruar.

Image

 

5.Aplikoni maskarë në qerpikët tuaj për të theksuar më shumë sytë.

Image

 

6.Në buzë aplikoni balsam për zbutjen e tyre, dhe mbi balsam aplikoni buzëkuqin me ngjyrë jo shumë të ndezur.

Image

 

 

Komentet

Të Ngjajshme