Supë Orizi me Vezë dhe Limon

Perberesit per 4-5 persona:

  •  lëng mishi 1,5 litra
  •  oriz 4 lugë gjelle
  •  gjalpë 10 gr ose l lugë gjelle
  •  1 të verdhë veze
  •  1/2 kokrre limon
  •  majdanoz, kripë, piper i zi.

Gatimi:

Në lëngun e mishit hidhet orizi i larë e i pastruar, kripa dhe lihen të ziejnë në zjarr të ngadaltë rreth 30 minuta. Në fund supës i shtohet pak lëvore limoni e grirë me rende; i jepet një valë, hiqet nga zjarri dhe pas 5-6 minutash rregullohet me të verdhën e vezëve. Për këtë, në një enë porcelani hidhet e verdha e vezës, rrihet mirë dhe duke e rrahur i shtohet lëng limoni ose limontoz i tretur në ujë dhe pak e nga pak lëng supe. Në fund rregullohet me majdanoz të grirë hollë dhe piper të zi, sipas dëshirës.

Supë me Oriz dhe Bizele

Krem Supe me Rukola